Monday, December 8, 2014

Sonda “Philae” ulet mbi kometë

Misioni evropian Rosetta, është futur në historinë e aviacionit hapësinor duke ulur sondën e saj “Philae” në sipërfaqen e një komete. Konfirmimi i zbritjes së sondës mbi kometën, që ndodhet më shumë se 450 milionë kilometra larg tokës, u bë në orën 18:00 të së mërkurës.
Tani pritet që nga sonda të merren imazhe dhe të dhëna nga kometa që mund të hapë skenarë imagjinarë mbi kërkimin hapësinor dhe origjinën e universit. Agjencia që po merret me misionin e uljes së sondës në kometën Rosetta njoftoi se “nuk ka më kthim pas tashmë”, pasi “Philae” u shkëput rreth orës 08:30 me orën evropiane (03:30 me orën lokale) për një zbritje prej rreth 7 orësh në kometën që ndodhet rreth 500 milionë kilometra larg Tokës.
Gjatë ditës së djeshme, në zyrat gjermane të Agjencisë Evropiane Hapësinore kishte një tension të lartë, sidomos në momentin kur sonda i afrohej kometës dhe bëhej gati për të zbarkuar.  Duke qenë se kometa ndodhet aq larg, të dhënat që dërgohen nga sonda vijnë me 28 minuta vonesë, kështu që skuadra e shkencëtarëve priste të merrte vesh me ankth nëse ajo kishte zbritur me sukses apo kishte dështuar. Sonda, e cila e ka marrë emrin nga Ishulli Faili në lumin Nil, mund të ndihmojë në mësimin e më shumë të dhënave mbi përbërjen e kometave dhe se si reagojnë ato kur mbërrijnë pranë Diellit.

No comments:

Post a Comment