Për një jetë të shëndetshme, ne duhet ti kushtojmë rëndësinë e duhur orëve të gjumit. Gjumi na mbron nga sëmundjet, kemi një plakje më të ngadalshme dhe shumë faktorë të tjerë janë të listuara si faktorë mbrojtës.
Anët pozitive të gjumit jane: Marrim energji, gjumi na bën mirë për lëkurën. Ndërkaq, pagjumësia ndikon në rrudhat e fytyrës, të cilat i shtojnë dhe disa vite fytyrës tuaj.
Gjumi i mirë jo vetëm qe do t’ju shtojë bukurinë, por edhe jetën. Pasi bëme një krahasim të tillë, ne duhet të dime se një gjum i mirë mund të ndalojë obezitetin, shtypjen e lartë të gjakut, dhimbjen e kokës, mungesën e koncentrimit dhe shumë sëmundje të tjera.
Saturday, May 31, 2014
"Brazil 2014", për kë bëjnë tifo gazetarët shqiptarë
Ditë më parë Portali Albeu zbuloi se cilat ishin Kombëtaret që politikanët shqiptarë do të bënintifo gjatë Botërorit "Brazil 2014", ndërsa sot do t'ju tregojmë se për kë bëjnë tifo gazetarët shqiptarë dhe ata persona që ishohim pothuajse çdo ditë në ekranet e televizioneve.
Siç e pamë edhe te politika, edhe në gazetari dominojnë Italia dhe Gjermania, ku tifozët më të famshëm të "Pancerave" në Shqipëri janë Blendi Fevziu, Sokol Balla dhe Çim Peka.
Për "Axurrët" tifo bëjnë Gert Çarçani, Enkelejda Zeko dhe Dëfrim Methasani, ndërsa Eduard Manushi i "Procesi Sportiv" bën tifo për Spanjën.
Përsa i përket motrave Luana dhe Marina Vjollca, njëra bën tifo për Italinë dhe tjetra për Brazilin, ndërsa Sonila Meço tifoze e flaktë e Gjermanisë.
Kush do të gëzohet në fund? Të presim e të shohim...

Shqipëria gati për Rumaninë
Shqipëria gati për testin e parë miqësor ndaj Rumanisë në Yverdon. Skuadra kuqezi do të përballet në një derbi ballkanas me formacionin e Victor Piturcas, në një test që mund të vlejë shumë përsa i përket përgatitjeve për ndeshjet zyrtare të eliminatoreve të "Euro 2016", ku Serbia dhe Armenia mund të konsiderohen të ngjashme në lojë me rumunët.
Pas dy ditëve stërvitje, me dy seanca stërvitore, trajneri Gianni De Biasi duket se ka krijuar një ide pothuajse të plotë përformacionin që do të hedhë në fushë. Me rreshtimin 4-3-2-1, De Biasi kërkon jo vetëm të mbulohet pas por gjithashtu dhe të krijojë mundësinë për të zënë në befasi kundërshtarin.
Në portë duhet të luajë i zakonshmi Berisha, ndërsa në mbrojtje do të rreshtohen emrat e zakonshëm, Lila, Cana, Currin e Agollin. Në mesfushë do të pozicionohen, Vila, Kaçe dhe Abrashi janë në balotazh ndërsa Lenjani e Rama do të jenë mbështetje për Edmond Kapllanin që do të luajë në sulm i avancuar.
Sa i përket bilancit me Rumaninë në total dy përfaqësueset kanë luajtur 15 takime, me rumunët që kanë fituar 8, kanë barazuar 3, e kanë humbur 4 përballë kuqezinjve. Dy takimet e fundit për eliminatoret e "Euro 2012" përfunduan në barazim, si në Bukuresht ashtu dhe në "Qemal Stafa".

Ja kush janë dhjetë njerëzit më të pasur në Shqipëri
Samir Mane, pronar i qendrës tregtare TEG dhe kompanisë së nxjerrjes së mineraleve në Bulqizë "Albchrom Albania" renditet në krye të listës me "10 njerëzit më të pasur të vitit në Shqipëri".
Vendin e dytë në listën e publikuar nga fondacioni për Liri Ekonomike, është Vasil Naçi biznesmen, aksioner në kompanitë "Agna"; "Platea"; "Alfa Sha", etj.
Pjesë e kësaj listë janë edhe dy gra; Vjollca Hoxha e cila zotëron 8% të aksioneve në Top Channel; 10% në Digitalb; 20% në LoriCaffe etj.
Ndërsa, gruaja e dytë është biznesmenia Vilma Nushi e cila zotëron 100% aksionet e "Marketing Distribution", dhe 50% aksionet e "Trimed", depo farmaceutike.
Metoda e përdorur është një përafërsim i metodës së përdorur nga ForbesMagazin ku merret parasysh xhiro vjetore e kompanisë, fitimi vjetor, kapitali i investuar, njëvlerësim i përafërt i vlerës së tregut të biznesit etj.
"Ne synojmë që këtë indeks ta përmirësojmë çdo vit për t’iu afruar sa më shumë realitetit në mungesë të një burse kombëtare që do të bënte më transparente këtë proces", thotë Fondacioni, ndërsa shton se forma të tilla si kjo anketë të cilën ne do ta përsërisim çdo vit, në fund të prillit, ky është viti parë që ndodhi në fund të majit, çka përkon dhe me daljen e revistës së famshme Forbes me 100 njerëzit më të pasur të botës.
Lista me 10 emrat e më të pasurve të Shqipërisë:
1. Samir Mane
2. Vasil Naçi
3. Bashkim Ulaj
4. Artan Dulaku
5. Vjollca Hoxha
6. Shefqet Kastrati
7. GrigorJoti
8. Edmond Leka
9. Vilma Nushi
10. Ramë Gec

Ja cila është diskoja më e veçantë në botë
Diskoja më e veçantë në botë ndodhet në Meksikë. Disko Ayala ndodhet në brendësi të një shpelle, në periferi të qytetit Trinidad.
Për të mbërritur në pistat e mëdha të diskos, duhet të zbresësh një numër të madh shkallësh, si dhe të paguash një tarifë prej 3 dollarësh.
Diskoja ka tre salla të vogla,të cilat janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe në mes ka një sallë kërcimi të madhe. Kapaciteti i saj është për rreth 4 mijë persona

Vullkani dhuron spektakël
Momente spektakolare të shpërthimit të një vullkani në Indonezi kanë kapur nga fotografi profesionist Sofyan Efendi, që ishte në një avion.Vullkani është pjesë e “Ring ofFire” me 452 vullkane, ose 75 përqind të totalit të gjithë botës.
Tymi dhe pluhuri i ngritur shkonin deri në 19 kilometër lartësi. Vullkani mendohet se ka shpërthyer 12 herë.

Sony sfidon Nokian me telefonin me kamerë 20MP
Sony planifikon të krijojë njëmodel të ri të telefonit me të cilin do të konkurrojë me rivalët e tjerë në Android. Disa raporte mediale thonë se Sony tashmë është duke e përgatitur njëmodel të ri të telefonit, i cili do të veçohet për kamerën e avancuar me 20 mega-piksel.
Sipas uebfaqes kineze, ePrice,Sony së shpejti do të lansojë modelin Xperia i1, të cilin do ta pajis me ekranin e ndjeshëm në prekje me 5-inç full HD 1080p dhe procesorin 2.2GHz quad-core Snapdragon 800, shkruan Telegraf.
Mirëpo, siç thuhet, pika e dallueshme e këtij modeli të telefonit do të jetë kamera e pasme me 20.7 mega-piksel me sensorin 1/2.3-inch ExmorRS, i cili është i ngjashëm me atë të Galaxy Camera.
Xperia i1 gjithashtu do të përmbajë edhe 2GB RAM, baterinë me 3,000 mAh, 16GB memorie të brendshme, portin për microSD dhe kamerën e përparme me 2 mega-piksel. Prezantimi i Sony Xperia 11 pritet të bëhet në panairin e IFA Berlin më 4 shtator.
Kjo do të jetë "banesa" e re punonjësve të Facebook
Për ti garantuar një banesë nëpunësve të Facebook, Mark Zuckeberg ka vendosur të investojë 120 milion dollarë në një fshat-ndërmarrje në zemër të Silico Vallery në Californi.
Kompleksi përbëhet nga pishina, qendër yoge, bar, palestër dhe 394 shtëpia. Projekti për qendrën e re të pagëzuar me emrin Anton Menlo është realizuar nga studio St. AntonPantners e San Franciscos.

Apple iWatch së shpejti për 300 dollarë
Një risi e re do të vijë gjatë muajit shtator, ku pritet të dalë në treg ora e mençur e Apple, iWatch, bashkë me gjeneratën më të re të telefonit të kompanisë, iPhone 6. Të rejat nuk kanë fund, pasi ora e mençur e Apple do të vijë me ekranin e lakuar, e cila do t’i përngjajë orës tjetër rivale të Motorola-s, Motorola Moto 360.
Sipas një raporti të ri të publikuar nga Rosenblatt Securities, thuhet se AppleiWatch do të sjell ekranin e lakuar dhe e njëjta do të ketë dizajnin edhe më të hollë sesa Moto 360.
Ora në fjalë do të vijë në dy versione, njërin me ekranin me diagonale prej 1.3 inç për femra dhe tjetrin me ekran prej 1.7 inç, që do ti dedikohet meshkujve. Nga burimet e para thuhet se çmimi i Apple iWatch do të jetë 300 dollarë.

Si t’ia zgjatni “jetëgjatësinë” baterisë së iPhone-t?
Ekziston një gjë të cilën e urren secili njeri që ka pajisjen iPhone, kohëzgjatja e shkurtë e baterisë së tij. Pa marrë parasysh se sa kohë ju qëndron bateria e telefonit tuaj të mençur, gjithmonë ekzistojnë mënyra që këtë kohë ta zgjasni shtesë, shkruan Zëri.
“Jetëgjatësia” e shkurtë e baterisë disa njerëzve mund t’ua rrezikojë karrierën, punën të cilën e kryejnë, derisa për tjerët paraqet një gjë të mërzitshme.
Është fakt që bateria do të zgjasë më shumë nëse telefonintuaj e shfrytëzoni më pak. Megjithatë, nuk mund t’ju këshillojmë as t’ju themi që mos ta shfrytëzoni në masë të madhe telefonin, por në rastin kur pajisja juaj është para fikjes, përpiquni ta kufizoni përdorimin e saj në mënyrë që ta keni në dispozicion edhe për një periudhë të caktuar.
Në vazhdim do të paraqesim disa këshilla të cilat natyrisht që do t’ju ndihmojnë qëbateria e iPhone-t të zgjat sa më shumë.
- Fikni opsionin “auto-brightness” për ekranin tuaj dhe zvogëloni ndriçimin e ekranit në masën më të vogël të mundshme, aq sa mezi e shihni. Nuk do ta keniekranin e shkëlqyeshëm, të mprehtë, por natyrisht që bateria e pajisjes suaj do të zgjasë më shumë pasi që ekrani është njëri nga gllabëruesit më të mëdhenj të energjisë.
- Kur të përfundoni me shfrytëzimin e telefonit të mençur, menjëherë fikni ekranin e tij. E tëra që duhet të bëni është të shtypni butonin i cilit gjendet në këndin e djathtë të pjesës së epërme të iPhone-t (duhet ta dini se kjo nuk do ta fik telefonintuaj, por vetëm ekranin deri në përdorimin e ardhëm të tij).
- Ndalni të gjitha aplikacionet sapo të ndaloni së shfrytëzuari ato. Kjo posaçërisht vlen nëse shfrytëzoni disa aplikacione hartografike sikurse që është Google Maps. Nëse e lini këtë të hapur në pajisjen tuaj, Google Maps mundet për një periudhë prej një ore “të thithë” tërë “jetën” nga bateria e pajisjes suaj. Për këtë të gjitha aplikacionet të cilat jeni ndalë së shfrytëzuari menjëherë fikni. Dy herë klikoni në butonin fizik “home” në iPhone dhe në fund të ekranit fikni të gjitha aplikacionet të cilat janë duke punuar në prapavijë. Ndalni sa më shumë që mundeni aplikacionet që janë aktive, ndërsa aplikacionet për harta ndalini menjëherë pasi që e keni përfunduar punën me to.
- Aktivizimi i opsionit “push e-mail” do të thotë që iPhone juaj do të lidhet shumë shpesh në rrjetin mobil në mënyrë të kryejë azhurnimin e e-mail llogarive tuaja. Në vend të aktivizimit të vazhdueshëm të opsionit “push e-mail”, përzgjidhni përditësimin manual (manual update).
- Nëse keni shumë paralajmërime të cilat i merrni në ekranin fillestar (home) sikurse që janë porositë për postën e arritur, paralajmërimet për risitë dhe njoftimet në “Twitter”, azhurnimi në “Foursquare”, porositë tekstuale dhe gjërat tjera, mund ta startoni mënyrën “Do Not Disturb”. Në fakt, secila nga këto porosi apo paralajmërime që vijnë në ekranin fillestar harxhojnë baterinë e telefonit tuaj të mençur. Nëse merrni shumë paralajmërime, mos u çudisni nëse bateria juaj nuk mund të zgjasë as një ditë të plotë.
- Ndalojeni Wi-Fi-n kur të dilni nga shtëpia juaj apo lokali i caktuar, pasi që iPhone pandërprerë do të kërkojë rrjetet Wi-Fi që janë në dispozicion me të cilat mund të lidhet telefoni, dhe kjo natyrisht që ndikon edhe në harxhimin e baterisë së tij.
- Fikni Bluetooth lidhjen kur mos t’ju nevojitet, pasi që kjo është njëra nga shpenzuesit më të mëdhenj të baterisë së iPhone-t.
- Nëse jeni në aeroplan apo diku ku nuk ka sinjal, kalojeni telefonin e mençur në mënyrën e punës “Airplane”.
- Fikni serviset e lokacionit. Serviset e këtilla shfrytëzojnë GPS apo Wi-FI për përcaktimin e lokacionit tuaj, vendit ku gjendeni momentalisht. Ju ndihmojnë modelet, shembujt që të përcaktoni kahun e lëvizjes ku do që gjendeni. Megjithatë, kur nuk u nevojiten më ndalini, pasi që ato shtesë e ngarkojnë baterinë e pajisjes suaj.
- Ndaleni vibracionin. Kjo nuk vlen vetëm për thirrjet që arrijnë në telefonin tuaj dhe porositë tekstuale, por edhe për opsionet tjera të telefonit të cilat e shfrytëzojnë vibrimin.
Pra, shpresojmë që me anë të këtij teksti, apo më mirë thënë këtyre këshillave t’ju kemi ndihmuar dhe këshilluar se si ta ruani gjatësinë e baterisë së pajisjes suaj, iPhone-t. Ajo që juve u mbetet është që gjërat e lartpërmendura t’i vini në praktikë, natyrisht nëse dëshironi që ta keni sa më shumë në dispozicion telefonin tuaj të mençur.

Friday, May 30, 2014
Modë e re, në plazh me kapuç
Për të ndaluar depërtimin e rrezeve të dëmshme të diellit, në Kinë dhe Japoni është krijuar një metodë e re e të bërit plazh, e cila të bën shumë përshtypje. Për të bërë plazh, gratëvendosin një kapuç, duke lënë jashtë vetëm hundën, gojën dhe sytë.
Kjo bëhet për një qëllim madhor dhe ndodh sidomos tek femrat kineze dhe japoneze të moshës së tretë. Shumë gra vendosin të ashtëquajturën “bikini fytyre” në plazhet e Qingdao, në provincën kineze Shandong.
Ajo çfarë e bën më tërheqëse lidhet me faktin se gratë e përdorin këtë bikini edhe në momentin kur lahen dhe jo vetëm kur marrin rreze dielli.
Shpesh parashtrojmë shumë pyetje pse është krijuar kjo modë e re e të bëritplazh. Në Kinë dhe Japoni nxirja konsiderohet si shenjë e shtresës së ulët sociale, duke u personifikuar me njerëzit që punojnë tokën dhe bëjnë punë të rëndomta.

Dritë jeshile për teletransportimin e njerëzve në hapësirë, vijojnë studimet
Në një të ardhme të largët mund të bëhet realitet teletransportimi i njerëzve në hapësirë.
Ky rezultat është dhënë nga një prej autorëve kryesor të një eksperimenti për teletransportimin.
Shkencëtarët kanë pohuar se asgjë në ligjet e fizikës nuk e ndalon transportimin e objekteve të mëdha, duke përfshirë edhe njerëzit.
Pyetja e cila lind krejt natyrshëm është se si u realizua ky eksperiment? Në eksperimentin e profesor Hanson, tre pjesë të bashkuara, një atom azoti i mbyllur një kristal diamanti dhe dy elektrone, u përdorën për të transferuar informacion në një distancë prej tre metrash. U transmetuan 4 stadet e mundshme, ku secila prej tyre korrespondonte me një “kubit”, që është ekuivalentja kuantike e “bit-it” dixhital. Çdo “bit” informacioni në një kompjuter klasik përfaqëson një nga dy vlerat, zero, ose një. Mirëpo një “kubit” përfaqëson një zero, një njësh, ose një “superpozicion” të të dyja gjendjeve në të njëjtën kohë.
Profesor Hanson nga Universiteti i Teknologjisë Delft në Hollandë nënvizoi: "Ajo që po teletransportojmë është gjendja e grimcës. Nëse ne besojmë se nuk jemi asgjë më tepër se një koleksion atomesh të lidhur fort në një mënyrë të veçantë, në parim, do të ishte e mundur të teletransportonim veten nga një vend në tjetrin”. Në fakt është fizikisht e pamundur për gjithçka që të udhëtojë më shpejt se drita.

Londinezët, përdoruesit më të mëdhenj të kokainës
Pas një sërë testesh të kryera mbi ujrat e zeza, kërkuesit kanë dalë në përfundimin se Londraështë kryeqyteti europian me përdorimin më të madh të kokainës. Duke i'u referuaranalizave, doli se niveli i lëndës kryesore përbërëse të kësaj droge, benzoilekgonina, ishte tre herë më i lartë se në Paris.
Përmes analizave laboratorike të ujrave të zeza, shkencëtarët janë përpjekur të dalin me një vlerësim mbi përdorimin e saj dhe nga 42 qytete të kontrolluara, Londra rezultoi ajo më problematikja.
Ekspertët e Qendrës së Monitorimit europian të Drogës dhe varësisë ndaj saj, kanë dalë në një konkluzion se prania e substancave narkotike në këto ujra, është më shumë se e dyfishuar.
Po sipas kërkimit në fjalë, dy herë më shumë britanikë vdesin nga mbidoza, në krahasim me pjesën tjetër të Europës. Gjithashtu është vënë re se në Europën Perëndimore preferohet më shumë kokainë, ekstazi dhe kanabis, ndërsa në Lindje, ka një prirje gjithmonë e më të madhe drejt drogave sintetike.

Subscribe to:
Posts (Atom)