Saturday, May 31, 2014

Shqipëria gati për Rumaninë

Shqipëria gati për testin e parë miqësor ndaj Rumanisë në Yverdon. Skuadra kuqezi do të përballet në një derbi ballkanas me formacionin e Victor Piturcas, në një test që mund të vlejë shumë përsa i përket përgatitjeve për ndeshjet zyrtare të eliminatoreve të "Euro 2016", ku Serbia dhe Armenia mund të konsiderohen të ngjashme në lojë me rumunët. 

Pas dy ditëve stërvitje, me dy seanca stërvitore, trajneri Gianni De Biasi duket se ka krijuar një ide pothuajse të plotë përformacionin që do të hedhë në fushë. Me rreshtimin 4-3-2-1, De Biasi kërkon jo vetëm të mbulohet pas por gjithashtu dhe të krijojë mundësinë për të zënë në befasi kundërshtarin.

Në portë duhet të luajë i zakonshmi Berisha, ndërsa në mbrojtje do të rreshtohen emrat e zakonshëm, Lila, Cana, Currin e Agollin. Në mesfushë do të pozicionohen, Vila, Kaçe dhe Abrashi janë në balotazh ndërsa Lenjani e Rama do të jenë mbështetje për Edmond Kapllanin që do të luajë në sulm i avancuar. 

Sa i përket bilancit me Rumaninë në total dy përfaqësueset kanë luajtur 15 takime, me rumunët që kanë fituar 8, kanë barazuar 3, e kanë humbur 4 përballë kuqezinjve. Dy takimet e fundit për eliminatoret e "Euro 2012" përfunduan në barazim, si në Bukuresht ashtu dhe në "Qemal Stafa".

No comments:

Post a Comment