Disa çanta me modele nga më të çuditshmet dhe me ngjyra në trend, kanë bërë që njerëzit të dyshojnë nëse ato janë reale apo jo. Kjo ka qënë më konkretisht edhe ideja e dy personave të cilët kanë skicuar këto modele, të cilat kanë plot fantazi. Ideja për skicimin e këtyre modeleve të çantave ka qënë e Rika Lin dhe Chay Su, të cilat menduan se një çantë që duket si një vizatim 2D shumëngjyrësh, do të kishte shumë sukses.
“Na pëlqen të ngatërrojmë njerëzit dhe kënaqemi kur i shikojmë si qeshin kur kuptojnë që çantat nuk janë vizatime, por çanta të vërteta”, janë shprehur dizenjatoret. Çantat në fjalë nuk është se kanë dalë tashmë në treg, pasi që nga viti 2010 ato janë nga më të kërkuarat. Çantat gjenden në shitje në 25 vende të botës me çmime që variojnë nga 30 deri në 150 euro
No comments:
Post a Comment