Monday, May 26, 2014

Në të ardhmen shtëpitë mund të ndërtohen brenda 24 orëve

Në të ardhmen shtëpitë mund të ndërtohen brenda 24 orëve falë teknologjisë së avancuar. Bohrokh Khoshnevis, profesori i Universitetit të Kalifornisë dhe grupi i punës që ai udhëheq kanë disejnuar një printer që mund të ndërtojë shtëpi ku mund të jetohet normal. Kjo teknologji 3D e quajtur “Contour Crafting” përmes një printeri gjigant, që ndihmohet nga një kran, mund të ndërtojë shtëpinë.


Këto shtëpi nga betoni, do të kenë qasje në sistemin elektrik, kanalizimin, rrjetin kabllor, e po ashtu do të kenë edhe pajisjet për ajrin e kondicionuar dhe pajisjet hidraulike. Ky projekt është cilësuar nga ‘National Investors Hall of Fame’ si një zbulim i së ardhmes
.

No comments:

Post a Comment