Monday, May 5, 2014

Bota interesante e Amazon.com

E themeluar në vitin 1994 nga Jeff Bezos, Amazon.com është dyqani më i madh online ishitjeve me pakicë.

Në fillim të aktivitetit, Amazonkishte një garazhë me 37 m2 ndërsa pas dy vitesh arriti në magazina me sipërfaqe 27 mijë m2. Në vitin 2011, kapaciteti i 50 magazinave arriti në sipërfaqe prej 2.3 milion metra katrorë.

Por kostot e operimit të kësaj kompanie janë aq të larta saqë krahasuar me konkurrentët e vet,Amazon.com është kompania me përqindjen më të ulët të fitimit.

Kështu, kompania që në vitin 2013 realizoi një xhiro prej 17 miliardë dollarësh arriti të fitojë vetëm 70 milionë dollarë.

Shitjet e Amazon.com janë pesë herë më shumë se sasia e shitjeve online të Walmart, Target dhe Buy.com së bashku, duke dërguar çdo javë dërgesa për 137 milion blerës.

Numri i blerësve ditor arrin në 19.5 milion, me fjalë të tjera, kjo kompani çdo i ofron shërbim një nurmi njerëzish sa popullsia e Pekinit.

No comments:

Post a Comment