Monday, May 5, 2014

Uthulla e mollës, çelësi i bukurisë

Në rast se nuk dini efektet çudibërëse të uthullës së mollës, atëherë duhet të merrni masat dhe ta përdorni sa më shpejtë, kjo sa i takon kujdesit të lëkurës dhe flokëve. 

Këshillohet që shpëlarja e flokëve të bëhet me të, duke i dhënë një efekt shkëlqyes. Përpos shkëlqimit të flokëve, ajo mban në mënyrë të shëndetshme edhe skalpin e kokës. Efektet pozitive që do të keni do të jenë të shumta, duke renditur në krye të listës edhe në kufizimin e shfaqjes së zbokthit. 

Pasi aplikohet në kokë, ajo ndihmon në rregullimin e PH te lëkurës dhe favorizon rritjen e flokëve, duke mbajtur të shëndetshme rrënjën e flokëve. Jo vetëm kaq, por lëkura e trupit do të bëhet shumë e butë dhe e mëndafshtë nëse kur bëni dush do t’i shtojmë një gotë uthull molle.

No comments:

Post a Comment