Ndodh që lëngu i frutave të na bëjë keq, kjo në rast kur shtohet doza e caktuar. Janë ekspertët të cilët thonë se nuk duhet pirë më shumë se një gotë në ditë, veçanërisht pije me gaz dhe mesheqer artificial.
Lëngjet e frutave hyjnë mes pijeve më pak të këshilluara nga ekspertët dhe dietologët, veçanërisht nëse ato janë të ambalazhuara. Sipas statistikave kombëtare në Britaninë e Madhe, të rinjtë e ditëve të sotme rrezikojnë më shumë për tu sëmurur nga diabeti, obeziteti dhe çrregullimet në zemër. U vu re se djemtë dhe vajzat me moshë nga 11 deri në 19 vjeç, konsumojnë 42% sheqer më shumë se sa sasia e rekomanduar. Si rrjedhojë, ushqimet e tyre kapërcejnë me 14% limitin e yndyrave shtazore.
Mjekët rekomandojnë të gjithë personat që të shtojnë më shumë racionet efrutave, duke i zëvendësuar me lëngjet e tepërta, të cilat kanë shumë sheqer.
No comments:
Post a Comment