Sistemi operativ i Google,Android, tani mundëson 80% të të gjitha pajisjeve celulare në mbarë botën.
Por cila është historia eAndroid? Portali Krokodili ju sjell historikun 10 vjeçar të Android.
2003
Andy Rubin, Rich Miner, Nick Sears dhe Chris White themelojnë Android Inc.
2004
Andy Rubin ngel pa para dhe ish-inxhinieri i Apple, Steve Perlman i jep Rubin 10.000 dollarë për Android Inc. Përfundimisht, Perlman financon 100,000 dollarë në kompani dhe refuzon të marrë një pjesë të kompanisë.
2005
Google blen Android. Punonjësit kyç si Rubin dhe Miner qëndruar edhe pas blerjes.
2007
Janar – Apple prezanton iPhone në konventën vjetore të saj Macworld. Telefonidel në treg më 17 Qershor.
5 Nëntor – Google prezanton Open Handset Alliance (ose OHA), një konsorcium i kompanive që synojnë zhvillimin e standardeve të hapura për pajisje të lëvizshme dhe zbulon Android për publikun.
2008
Shkurt – Qualcomm dhe Texas Instruments (pjesë e Oha) krijojnë çipa që punojnë me Android.
23 Shtator – Prezantohet Android 1.0.
28 Tetor – HTC Dream (i njohur si G1 në SHBA) lëshohet në një partneritet mes T-Mobile, Google dhe HTC. Ky është telefoni i parë Android.
2009
30 Prill – Prezantohet versioni Android 1.5 “Cupcake”.
Tremujori i dytë 2009 – Android ka kapur 2.8% të tregut të pajisjeve celulare.
15 Shtator – Prezantohet versioni Android 1.6 “Donut”.
26 Tetor – Prezantohet versioni Android 2.0 “Eclair”.
Nëntor – Prezantohet telefoni inteligjent Motorola Droid.
2010
Janar – Prezantohet telefoni inteligjent Nexus One në një partneritet mes HTC dheGoogle. Telefoni është i hapur dhe shitet ekskluzivisht në internet për 529$.
22 Maj – Prezantohet Android 2.2 “Froyo”.
Qershor – Samsung prezanton telefonin Galaxy S.
Qershor – HTC dhe Sprint prezantojnë EVO 4G. Telefoni i parë inteligjent 4G, EVO u konsiderua gjerësisht si një alternativë e mirë për iPhone në atë kohë.
Tremujori i katërt 2010 – Android kap 33% të tregut. Pjesa e tregut te Androidtejkalon atë të iPhone në SHBA.
6 Dhjetor – Prezantohet Android 2.3 “Gingerbread”, së bashku me Nexus S, përpjekja e dytë e Google në programin Nexus. Prodhuar nga Samsung, Nexus S paraqiti specifikime të ngjashme me serinë Galaxy S.
2011
22 Shkurt – Prezantohet Android 3.0 “Honeycomb”, së bashku me Motorola Xoom.
Tremujori i dytë 2011 – Android kap 53% të tregut, më në fund duke tejkaluar Blackberry.
19 Tetor – Prezantohet Android 4.0 “Ice Cream Sandwich”, së bashku me Samsung Galaxy Nexus.ICS sjell ndryshime të mëdha estetike në Android dhe punon në telefonat dhe tabletët.
2012
Qershor – Prezantohet Android 4.1 “Jelly Bean”, së bashku me Nexus 7, një tabletë e vogël e krijuar në një bashkëpunim mes Google dhe Asus.
29 Tetor – Google shpall Nexus 4, një bashkëpunim mes tij dhe LG. Telefoni del në shitje me Android 4.2, i cili ende mban emrin “Jelly Bean”.
29 Tetor – Nexus 10, një bashkëpunim mes Google dhe Samsung, është shpallur përkrah Nexus 4.
Tremujori i katërt 2012 – Android kap 75% të tregut.
2013
24 Korrik – Prezantohet tableti i gjeneratës së dytë, Nexus 7 së bashku meAndroid 4.3 “Jelly Bean”.
3 Shtator – Prezantohet Android 4.4 “KitKat”, që pritet të debutojë në tetor së bashku me Nexus 5.
Pra, çfarë është sekreti i suksesit të Android?
Me pak fjalë: Android është falas.
Dhe ndryshe nga OS X dhe iOS, çdo prodhues i harduerëve mund të përdorëAndroid.
No comments:
Post a Comment