Ndër to bën pjesë lëkura e qepës, lëkura e pjeprit, lëkura e kivit, lëkura e portokallit, etj. Lëkura e qepës përmban kuercetinë, një flavonoid ky që ka shumë antioksidues. Ky përbërës lufton edhe kollën e thatë. Një shembull sesi atë mund ta përdorim është që ta hedhim në një supë dhe ta hiqni para se ta shërbeni.
Lëkura e pjeprit përmban citruline, e cila stimulon qarkullimin e gjakut dhe ndihmon hapjen e enëve. Për të sjellë një lëng plot shije, përziejeni me pjesën e brendshme. Përpos tyre, ne nuk dimë se lëkura me push e kivit përmban tre herë më shumë antioksidues, sesa pjesa e brendshme. Ajo ka gjithashtu veti kundër kancerit dhe kundër alergjive. Përziejini të dyja dhe përgatisni një lëng për mëngjes. Kërcelli i lulelakrës është i shijshëm dhe i pasur me fibra.
Lëkura e portokallit është e pasur me vitamina dhe fibra. Ajo mund të përdoret në ëmbëlsira të ndryshme. Gjethet e selinosë përmbajnë pesë herë më shumë kalcium dhe magnez sesa kërcelli. Ato përmbajnë vitaminë C dhe përbërës fenoli, të cilat luftojnë kancerin dhe sëmundjet kardiake. Gjethet e selinosë luftojnë edhe plakjen. Nuk duhet të lëmë mënjanë edhe gjethet e brokolit. Ato përmbajnë karotenoide, të cilat trupi i shndërron në vitamina A dhe me to lufton kancerin.
No comments:
Post a Comment