Shkencëtarët kanë bërë një tjetër zbulim të madh, pasi kanëgjetur "vëllain e humbur" tëDiellit. Binjaku diellor i identifikuar është një yll i quajtur HD 162826, 15% më i madh se dielli ynë dhe gjendet 110 vite dritë larg në konstelacionin Herkuli.
Ylli nuk mund të shihet me sy të lirë. Këto kërkime janë bërë nga disa astronomë në Universitetin e Teksasit, SHBA, të cilët kanë arritur në përfundimin se kanëgjetur “vëllain e humbur prej kohësh” të Diellit, një konstelacion yjor, i formuar nga e njëjta re gazesh si yjësia jonë. Sipas "DailyMail", kërkuesit dyshojnë se ka një shans “të vogël” që kjo yjësi binjake, të ketë planete të banuar.
No comments:
Post a Comment