Ndërsa flitet se Google po punon për të krijuar një plan abonimi për shërbimet muzikore të YouTube, shenjat e para të konkurrencës me shërbime si Spotify apo Rdio kanë filluar.
Nëse do të kaloni në faqen eYoutube dhe do të kërkoni për një artist të njohur, ju do të shihni një seksion të ri në të djathtë të faqes.
Atje do të gjeni një listë të këngëve më të njohura të lidhura me linqet korresponduese të videove në YouTube, transmeton Krokodili.com.
Google ka bërë të mundur që ju të shihni jo vetëm versione zyrtare të videove nëYoutube, por edhe video të ngarkuara nga fansat.
Përveç kësaj, poshtë këtij seksioni shfaqen edhe artistë të ngjashëm me atë që keni kërkuar ju, çka ju ofron mundësi të zbuloni muzikë të re apo të dëgjoni këngë nga këngëtarë që ju pëlqejnë.
Edhe nëse zgjidhni një nga këta linqe do t’ju shfaqet një listë e ngjashme me këngë si dhe një tab që tregon albumin e tyre të fundit.
Një lëvizje e tillë tregon se Google sapo ka filluar të zbatojë planet e veta për ta shndërruar YouTube-in në shërbimin më të preferuar për muzikë, qoftë ajo audio apo edhe video.
No comments:
Post a Comment