Monday, May 26, 2014

Ja femrat të cilat tërheqin më shumë meshkujt

Meshkujt kanë një tërheqje më të fortë tek femrat me ngjyrën e lëkurës së errët. Për të ditur dhe analizuar më tej se kush janë cilësitë që joshin meshkujt tek një femër, janë marrë tre studiues. 

Randy Thornill (Universiteti i New Mexico-s), Karl Grammer e Bernhard Fink (Universiteti i Vienna-s), janë marrë me studimin në fjalë. Ata kanë marrë 54 fotografi dhe kanë vënë re se tek meshkujt, kanë shkaktuar tërheqje të fortë femrat me ngjyrën e lëkurës të errët. 

Studimi nuk është lënë me kaq, pasi dy kërkues të tjerë kanë marrë përsipër të gjejnë zonat, për të cilat femrat duhet të bëjnë kujdes nga rrezet e diellit. 

Dy zonat më delikate për një fytyrë femërore janë zona rreth buzëve dhe rreth syve. Ato janë zonat që absorbojnë më shumë rreze dielli, për shkak të shkallës së lartë të ndjeshmërisë. Si përfundim, dielli rrit mirëqënien fizike dhe të joshjes tekfemrat.

No comments:

Post a Comment