Samir Mane, pronar i qendrës tregtare TEG dhe kompanisë së nxjerrjes së mineraleve në Bulqizë "Albchrom Albania" renditet në krye të listës me "10 njerëzit më të pasur të vitit në Shqipëri".
Vendin e dytë në listën e publikuar nga fondacioni për Liri Ekonomike, është Vasil Naçi biznesmen, aksioner në kompanitë "Agna"; "Platea"; "Alfa Sha", etj.
Pjesë e kësaj listë janë edhe dy gra; Vjollca Hoxha e cila zotëron 8% të aksioneve në Top Channel; 10% në Digitalb; 20% në LoriCaffe etj.
Ndërsa, gruaja e dytë është biznesmenia Vilma Nushi e cila zotëron 100% aksionet e "Marketing Distribution", dhe 50% aksionet e "Trimed", depo farmaceutike.
Metoda e përdorur është një përafërsim i metodës së përdorur nga ForbesMagazin ku merret parasysh xhiro vjetore e kompanisë, fitimi vjetor, kapitali i investuar, njëvlerësim i përafërt i vlerës së tregut të biznesit etj.
"Ne synojmë që këtë indeks ta përmirësojmë çdo vit për t’iu afruar sa më shumë realitetit në mungesë të një burse kombëtare që do të bënte më transparente këtë proces", thotë Fondacioni, ndërsa shton se forma të tilla si kjo anketë të cilën ne do ta përsërisim çdo vit, në fund të prillit, ky është viti parë që ndodhi në fund të majit, çka përkon dhe me daljen e revistës së famshme Forbes me 100 njerëzit më të pasur të botës.
Lista me 10 emrat e më të pasurve të Shqipërisë:
1. Samir Mane
2. Vasil Naçi
3. Bashkim Ulaj
4. Artan Dulaku
5. Vjollca Hoxha
6. Shefqet Kastrati
7. GrigorJoti
8. Edmond Leka
9. Vilma Nushi
10. Ramë Gec
No comments:
Post a Comment