Sunday, May 4, 2014

Gjendet çelësi i suksesit të jetëgjatësisë

Në bazë të një studimi të fundit të publikuar në “British Medical Journal”, konsumimi i ushqimeve të pasura me fibra, redukton rrezikun e vdekjes me 25%, në rastin e atyre njerëzve që kanë kaluar një infarkt në miokard. 

Studimi në fjalë është kryer mbi 2258 femra dhe 2840 meshkuj, të cilët pasi kishin kaluar njëinfarkt, janë mbajtur për plot 9 vjet në monitorim nga studiuesit e Harvard School of Public Health në Boston (SHBA). 

Bëhet me dije se gjatë kësaj periudhe kanë gjetur vdekjen 682 femra dhe 451 meshkuj. Studiuesit konstatuan se personat që konsumonin më shumë fibra, jetonin më gjatë se ata që nukkonsumonin ushqime të tilla. Atë se çfarë këshillojnë mjekët është konsumimi i bizeleve, brokolit dhe bajameve, pasi çdo dhjetë gram fibra në ditë, shënojnë një reduktim rreziku në masën 15%, në krahasim me ata persona që konsumojnë më pak.

No comments:

Post a Comment