Për të ndaluar depërtimin e rrezeve të dëmshme të diellit, në Kinë dhe Japoni është krijuar një metodë e re e të bërit plazh, e cila të bën shumë përshtypje. Për të bërë plazh, gratëvendosin një kapuç, duke lënë jashtë vetëm hundën, gojën dhe sytë.
Kjo bëhet për një qëllim madhor dhe ndodh sidomos tek femrat kineze dhe japoneze të moshës së tretë. Shumë gra vendosin të ashtëquajturën “bikini fytyre” në plazhet e Qingdao, në provincën kineze Shandong.
Ajo çfarë e bën më tërheqëse lidhet me faktin se gratë e përdorin këtë bikini edhe në momentin kur lahen dhe jo vetëm kur marrin rreze dielli.
Shpesh parashtrojmë shumë pyetje pse është krijuar kjo modë e re e të bëritplazh. Në Kinë dhe Japoni nxirja konsiderohet si shenjë e shtresës së ulët sociale, duke u personifikuar me njerëzit që punojnë tokën dhe bëjnë punë të rëndomta.
No comments:
Post a Comment