Saturday, May 31, 2014

"Brazil 2014", për kë bëjnë tifo gazetarët shqiptarë

Ditë më parë Portali Albeu zbuloi se cilat ishin Kombëtaret që politikanët shqiptarë do të bënintifo gjatë Botërorit "Brazil 2014", ndërsa sot do t'ju tregojmë se për kë bëjnë tifo gazetarët shqiptarë dhe ata persona që ishohim pothuajse çdo ditë në ekranet e televizioneve.

Siç e pamë edhe te politika, edhe në gazetari dominojnë Italia dhe Gjermania, ku tifozët më të famshëm të "Pancerave" në Shqipëri janë Blendi Fevziu, Sokol Balla dhe Çim Peka.

Për "Axurrët" tifo bëjnë Gert Çarçani, Enkelejda Zeko dhe Dëfrim Methasani, ndërsa Eduard Manushi i "Procesi Sportiv" bën tifo për Spanjën.

Përsa i përket motrave Luana dhe Marina Vjollca, njëra bën tifo për Italinë dhe tjetra për Brazilin, ndërsa Sonila Meço tifoze e flaktë e Gjermanisë.

Kush do të gëzohet në fund? Të presim e të shohim...

No comments:

Post a Comment