Një risi e re do të vijë gjatë muajit shtator, ku pritet të dalë në treg ora e mençur e Apple, iWatch, bashkë me gjeneratën më të re të telefonit të kompanisë, iPhone 6. Të rejat nuk kanë fund, pasi ora e mençur e Apple do të vijë me ekranin e lakuar, e cila do t’i përngjajë orës tjetër rivale të Motorola-s, Motorola Moto 360.
Sipas një raporti të ri të publikuar nga Rosenblatt Securities, thuhet se AppleiWatch do të sjell ekranin e lakuar dhe e njëjta do të ketë dizajnin edhe më të hollë sesa Moto 360.
Ora në fjalë do të vijë në dy versione, njërin me ekranin me diagonale prej 1.3 inç për femra dhe tjetrin me ekran prej 1.7 inç, që do ti dedikohet meshkujve. Nga burimet e para thuhet se çmimi i Apple iWatch do të jetë 300 dollarë.
No comments:
Post a Comment