Apple do të rrisë çmimin eaplikacioneve dhe përmbajtjeve të iOS-it në dyqanin eaplikacioneve për pesë shtete. Sipas kompanisë kjo rritje po ndodh për shkak të ndryshimit të vlerave të shkëmbimit.
Duke filluar nga dita e sotme, të gjithë konsumatorët që bëjnë blerje në App Store duke përdorur dollarin australian, rupin indian, rupian indoneziane, lirën turke apo randin jug-afrikan do t’i shohin çmimet më të shtrenjta, ndonëse Apple nuk deklaron saktësisht se për sa rritje bëhet fjalë.
Sidoqoftë ky është një lajm i mirë për blerësit e pakicës në Izrael dhe Zelandën e Re, pasi në bazë të ndryshimeve valutore, blerësit në këto vende i bie të paguajnë më pak.
No comments:
Post a Comment