Ndonëse të gjithë jemi të prirur drejt dietave për të qënë sa më në formë, për shumë persona është e vështirë që të konsumojnë çokollatë vazhdimisht, duke e cilësuar si një luks. Por nga ana tjetër e medaljes qëndrojnë edhe të mirat që sjell çokollata, e sidomos kur konsumohet gjatë verës. Arsyet janë të shumta për të bindur njerëzit pse duhet të shtojnë dozat e konsumimit të çokollatës, por 6 shkaqe mbeten si më primare.
Çokollata ka efekte antioksidantë në organizëm, stabilizon nivelin e sheqerit në gjak dhe ngadalëson absorbimin e përmbajtjes së kafeinës natyrale.
Parandalon sëmundjet kardiovaskulare dhe zgjat jetën. Duke u ndalur në vetitë çudibërëse të saj, në bazë të një studimi të fundit të bërë nga disa shkencëtarë në Harvard, është arritur në përfundimin se ata që konsumojnë çokollatë deri në tre herë në muaj, jetojnë një vit më gjatë në krahasim me ata që nuk e konsumojnë, apo me ata që abuzojnë.
Nga ana tjetër, nëse e konsumoni nën kontrollin e një mjeku, mund të arrini të humbisni peshë, si dhe të luftoni obezitetin. Është një prej ushqimeve aleate për të gjithë ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2. Çokollata shkakton në organizëm një veprim antidepresiv dhe emocionues. Sa i takon pamjes së jashtme dhe kurimit të fytyrës, çokollata nuk krijon puçra.
No comments:
Post a Comment