Friday, May 2, 2014

"Balena" që do të pastrojë lumenjtë nga

Një "kopsht i madh" në formën e një balenë pritet të nxirret në lumenj për të pastruar ujin e ndotur. Dizajneri i anijes është arkitekti belg Vincent CALLEBAUT i cili për vite është angazhuar në kërkimin e zgjidhjeve për minimizimin e dëmit të shkaktuar nga ndotja.

Anija quhet Physalia, një anije me vela portugeze e cila është e ngjashme me një balenë e cila lufton ndotjen e ujit me anë të bio- filtrimit. Struktura përmban katër kopshte dhe në pjesën e sipërme është e mbuluar nga një livadh, nga panele të holla fotovoltaike dhe një shtresë dioksidi titaniumi.

Sipas krijuesit të anijes, ajo duhet të shërbejë për minimizimin e ndotjes sëshkaktuar nga anijet dhe mbeturinat e tjera industriale.

No comments:

Post a Comment