Që prej korrikut te vitit 2011, kohë kur u tërhoq misioni hapësinor Shuttle, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia vijojnë "betejën" në distancë përsa i përket dërgimit të misioneve dhe austronautëve në hapësirë.
Nëpërmjet Commercial Crew Program, NASA po mendon për një tjetër risi përsa i përket shkencës së Teknologjisë Hapësinore.
Bëhet fjalë për përdorimin e një mjeti të ri, i cili pritet që nga viti 2017 të përdoret si mjet transportues i austronautëve në misionet hapësinore. Boeing ka zbuluar një mockup të brendshme të re të Crew Space Transport (CST-100), makinën e tyre që do të përdoret për dërgimin e astronautëve në hapësirë në vitet e ardhshme. Kapsula është i financuar nga NASA si pjesë e programit të tyre, për të zhvilluar anijet kozmike private.
No comments:
Post a Comment