Në një të ardhme të largët mund të bëhet realitet teletransportimi i njerëzve në hapësirë.
Ky rezultat është dhënë nga një prej autorëve kryesor të një eksperimenti për teletransportimin.
Shkencëtarët kanë pohuar se asgjë në ligjet e fizikës nuk e ndalon transportimin e objekteve të mëdha, duke përfshirë edhe njerëzit.
Pyetja e cila lind krejt natyrshëm është se si u realizua ky eksperiment? Në eksperimentin e profesor Hanson, tre pjesë të bashkuara, një atom azoti i mbyllur një kristal diamanti dhe dy elektrone, u përdorën për të transferuar informacion në një distancë prej tre metrash. U transmetuan 4 stadet e mundshme, ku secila prej tyre korrespondonte me një “kubit”, që është ekuivalentja kuantike e “bit-it” dixhital. Çdo “bit” informacioni në një kompjuter klasik përfaqëson një nga dy vlerat, zero, ose një. Mirëpo një “kubit” përfaqëson një zero, një njësh, ose një “superpozicion” të të dyja gjendjeve në të njëjtën kohë.
Profesor Hanson nga Universiteti i Teknologjisë Delft në Hollandë nënvizoi: "Ajo që po teletransportojmë është gjendja e grimcës. Nëse ne besojmë se nuk jemi asgjë më tepër se një koleksion atomesh të lidhur fort në një mënyrë të veçantë, në parim, do të ishte e mundur të teletransportonim veten nga një vend në tjetrin”. Në fakt është fizikisht e pamundur për gjithçka që të udhëtojë më shpejt se drita.
No comments:
Post a Comment