Friday, May 2, 2014

Dy "përbindëshat" e Mercedes

Mercedes-Benz SLS AMG BlackSeries dhe Mercedes-Benz G63 AMG 6 × 6 janë makinat më të fuqishme të prezantuara së fundmi nga Mercedes. Përbindëshi me gjashtë rrota i prodhuesit gjerman përmban gjithçka, nga një rezervuar ndihmës karburanti deri te rrotat prej 18 inç me goma prej 37 inç për të gjitha terrenet e mundshme.

Mercedes G63 AMG 6x6 fuqizohet nga një motor V8 twin-turbo 5.5-litërsh, i cili prodhon 400 kW. Ai është i lidhur me një ndërrues automatik të shtatë shpejtësive, i cili raportohet se do t’i mundësojë modelit të shkojë nga 0 në 100 kilometra në orë për më pak se 6 sekonda, para se të arrijë shpejtësinë maksimale prej 160 kilometrash në orë, të kufizuar në mënyrë elektronike.

Ndërsa SLS AMG Black Series e lëviz motori V8 atmosferik me kapacitet 6.2 litra, i cili zhvillon 631 kuaj fuqi, çka është për 39 kuaj fuqi më shumë se modeli SLS AMG GT.Për përshpejtim nga 0 në 100 km/h, i nevojiten vetëm 3.6 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 315 km/h. Sa i përket harxhimeve, ajo mesatare është 13.7 l/100km.

No comments:

Post a Comment