Monday, May 5, 2014

Ushqimi, cilësia josh njerëzit

Njerëzit mendojnë se vaktet shijojnë më shumë nëse janë të shtrenjtë. Shkencëtarët e Universitetit Cornell në New York, kanë studiuar zakonet e të ushqyerit të 139 njerëzve që kanë ngrënë në një restorant italian. 

Eksperimenti zbuloi se njerëzit paguan 8 dollar në vend të 4dollar për ushqim dhe shijuan vaktin e tyre 11% më shumë se ata që kanë konsumuar ushqimnë banakun e tyre. Ekspertët mendojnë që njerëzit tentojnë të lidhin koston me kualitetin dhe kjo ndryshon perceptimin e tyre në faktin se sa një ushqim shijon. 

Është thënë që nuk ka diçka të tillë si një vakt falas, por edhe nëse ti do të kishe mundësinë që të shijoje një drekë falas, ajo nuk do të shijojë aq mirë sa opsioni i një vakti të shtrenjtë, kjo sipas shkencëtarëve. Ata që kanë paguar katër dollar, thonë që u ndjenë fajtor që zbrazën pjatat e tyre dhe se u ushqyen më shumë se çduhet. Sidoqoftë, shkencëtarët thonë që dy grupet u ushqyen rreth të njëjtës sasi në total.

No comments:

Post a Comment