Për tu çliruar nga stresi në mënyrë të shëndetshme, mjafton që të dëgjoni muzikë brënda normave të lejuara. Ky përfundim është arritur falë një studimi të Universitetit të Gothenburg në Suedi.
Ajo çfarë u zbulua lidhej me faktin se emocionet e provokuara nga tingujt muzikorë, reduktojnë nivelin e ankthit dhe tensionit, tek personi që e dëgjon. Në këtë studim u mbajtën në vëzhgim 207 persona, të cilët u ndanë në dy grupe. Grupi i parë dëgjoi një listë muzikore çdo 30 minuta për çdo ditë gjatë dy javëve, ndërsa grupi i dytë mendoi teknika të tjera relaksuese.
Si përfundim, grupi që zgjodhi muzikën për tu qetësuar, u shfaq më i qetë dhe më i relaksuar, ku niveli i kortizolit, i njohur ndryshe si hormoni i stresit, u pa në nivele më të ulëta
No comments:
Post a Comment