Pas një sërë testesh të kryera mbi ujrat e zeza, kërkuesit kanë dalë në përfundimin se Londraështë kryeqyteti europian me përdorimin më të madh të kokainës. Duke i'u referuaranalizave, doli se niveli i lëndës kryesore përbërëse të kësaj droge, benzoilekgonina, ishte tre herë më i lartë se në Paris.
Përmes analizave laboratorike të ujrave të zeza, shkencëtarët janë përpjekur të dalin me një vlerësim mbi përdorimin e saj dhe nga 42 qytete të kontrolluara, Londra rezultoi ajo më problematikja.
Ekspertët e Qendrës së Monitorimit europian të Drogës dhe varësisë ndaj saj, kanë dalë në një konkluzion se prania e substancave narkotike në këto ujra, është më shumë se e dyfishuar.
Po sipas kërkimit në fjalë, dy herë më shumë britanikë vdesin nga mbidoza, në krahasim me pjesën tjetër të Europës. Gjithashtu është vënë re se në Europën Perëndimore preferohet më shumë kokainë, ekstazi dhe kanabis, ndërsa në Lindje, ka një prirje gjithmonë e më të madhe drejt drogave sintetike.
No comments:
Post a Comment