Vlera e aksioneve të Googletejkaloi shifrën prej 1.000$ për aksion për herë të parë në historinë e kompanisë. Menjëherë pas publikimit të të ardhurave financiare për tremujorin e tretë të vitit, të premten në mëngjes suksesi i kompanisë u pasqyrua edhe në Wall Street.
Aksionet kanë pasur një rritje prej 40% gjatë këtij viti ndërsa të premten u rritën me 12%, edhe pse pak kohë më parë vlera u stabilizua sërish. Google debutoi në bursën e Nasdaq nëntë vjet më parë me një vlerë aksionesh prej 85$. Që prej asaj kohe, vlera ka qenë gjithmonë në rritje, shkruan portali krokodili.
Edhe pse javët e fundit nuk ka ecur edhe aq mirë, vlen të theksohet fakti qëaksionet kanë qenë në rritje prej vitesh.
Megjithatë, edhe me 1.000$, aksionet nuk e bëjnë Google kompaninë më të vlefshme në botë. Apple ka një kapitalizim tregu prej 461.66 miliardë dollarë, më e lartë se 334.25 miliardë dollarë e Google.
No comments:
Post a Comment