Monday, May 5, 2014

Shpikja e radhës, një biçikletë sa një çadër

Për të gjithë ata persona të cilët posedojnë një biçikletë dhe nuk kanë vend për ta vendosur, tashmë do të keni edhe një alternativë tjetër, pasi është shpikur biçikleta e palosshme. Këto rezultate janë arritur falë punës së kryer nga italiani Gianluca Sada, pasi me anë të shpikjes së tij, biçikleta epalosshme nuk zë hapësirë më shumë se sa një çadër. 

Risitë e kësaj biçiklete tëpalosshme janë të shumta. Rrotapa tela me madhësi minimale në mbyllje, me sistem lakimi me një lëvizje të vetme, paketimi që mund të përdoret gjithashtu edhe për t’u mbajtur si çantë shpine. Jo vetëm kaq, por biçikleta ka një sistem të përshtatur ankorimi të rrotave, i përbërë nga rrota të vogla të mbështetura në të dhe nga pajisje të veçanta shtrënguese.

No comments:

Post a Comment